Book now

2
Adults
0
Children

Change / Cancel reservation »

Viti i Ri 2018

Në ulqin prej 30 dhjetor me një seri aktivitetesh do të fillojë programi i Vitit të ri, me manifestimin KËNDI DIMËROR 2018.

 

Manifestimi do të filloje me 30 dhjetor me aktivitete të ndryshme për fëmijë si dhe me bazarin e Viti të ri, ku do të marrin pjesë të gjithë fëmijët e kopshteve dhe shkollave fillore të Ulqinit. Në shetitoren e Plazhit të vogel do të vendoset figura e Baba Dimrit ku të gjithë fëmijet do të kenë mundësinë të bëjnë fotografi të ndryshme dhe të fitojnë dhurata. Poashtu, në orët e mbrëmjes do të kemi programin e Battle of Dj-s, me të cilën fillon organizimi tre ditor për pritjen e Vitit të Ri.

 

Aktiviteti qëndror do të jetë vetë pritja e Vitit të ri 2018, ku në shetitoren e Plazhit të vogël do të marrin pjesë grupët Fisniket nga Kosova dhe Trio Gusht nga Kroacia. Të gjithë këtë eveniment do ta kompletojë edhe fishekzjarret në mesnatë.

 

Për të vazhduar në atmosferën festive gjatë ditës dhe natës ne vijim, me 1 janar do të marrin pjesë grupet NRG Band dhe Indira Forza Colonia nga Kroacia, e cila këndon për herë të dytë në Ulqin.

 

Duhet theksuar që me 23 dhjetor, para fillimit të Krishtlindjeve do të bëhet hapja e shetitores me zemër të hapur, sepse do të vendosen shtëpizat prej druri që do të bëjnë këndin festiv qendror, ku do të bëhet shitja e suvenirave, pijeve të ndryshme të nxehta dhe të ftofta, ëmbëlsirave etj etj...Të gjithë qytetarët por edhe vizitorët do të kenë mundësinë të kënaqen dhe të ndijnë atmosferen festive me shoqërinë dhe familjet e tyre.